Është dita e dytë e numërimit të votave për kandidatët nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën, ndërsa po bëhen më të qartë emrat e kandidatëve që do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se deri më tash procesi i numërimit të votave është duke shkuar sipas dinamikave të parapara.
“Për shkak të festave të fundvitit, procesi i numërimit të votave do të ndërpritet të mërkurën në mesditë”.
“E pas përfundimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, pritet që të nisë numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta”.
“Në zgjedhjet e së dielës morën pjesë rreth 45 për qind e gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti”.







