HomeAktualitetNënstacion i ri elektrik në Tiranë - OST hap garën, synohet rritja...

Nënstacion i ri elektrik në Tiranë – OST hap garën, synohet rritja e efikasitetit energjetik

Advertismentspot_img

Operatorit i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/110 kV Traktora, me një fond limit prej 916 milion e 142 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti i referohet rikonstruksionit sipas fazës I të nënstacionit 220/110/20 kV Traktora. Nënstacioni i ri Traktora do të ndërtohet ngjitur me nënstacionin ekzistues dhe do të ketë ndërtesë të re shërbimi. Konceptimi i nënstacionit të ri do të jetë me një trakte linje 220kV, dhe një trakte autotransformatori 220/110/20kV.

Punimet do të zhvillohen me faza, ndërsa projekti përfshin edhe instalimin dhe përmirësimin e sistemeve të telekomunikacionit, për t’u lidhur me rrjetin kombëtar të OST.

Referuar dokumentit, qëllimi i këtij investimi është rritja e sigurisë dhe kapacitetit të transmetimit të energjisë elektrike për zonën e Tiranës dhe më gjerë.

Një pjesë e rëndësishme e projektit lidhet edhe me pajisjet e telekomunikacionit dhe sistemet e kontrollit. Në kuadër të këtij investimi, do të furnizohen, instalohen dhe vihen në punë pajisje të reja telekomunikacioni, të cilat do të jenë në përputhshmëri me rrjetin ekzistues të OST. Këto sisteme do të lidhen me nënstacionet Traktora, Farkë, Selitë dhe Tirana 1, duke mundësuar transmetimin e sigurt të sinjaleve të kontrollit dhe monitorimit të energjisë elektrike.

Ky investim synon të rrisë sigurinë dhe kapacitetin e transmetimit të energjisë elektrike. Ndërtimi i nënstacionit të ri Traktora do të modernizojë sistemin energjetik dhe do të mundësojë përballimin e kërkesës në rritje për energji elektrike në vitet në vijim, thuhet në dokument.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular