Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e vdekur të enjten në San Francisko, sipas mediave të huaja.
Ajo ishte 34 vjeç dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz pak para orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, megjithatë sipas mediave të huaja, nuk ka prova për krim.
Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.
34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.
Ajo u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2005, “The Three Burials of Melquiades Estrada’, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones, si fotografe në sheshxhirim.







