HomePolitikeRama: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike....

Rama: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike. Edhe Shirokë–Zogaj–Kufi, që lidh Shkodren me Malin e Zi drejt përfundimit

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet se po bëhen punime për në rrugën turistike, që të dërgon në Lurë

Lura është një pikat turistike më të bukura në vend, por që prej kohësh ishte lënë në harresë, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në 2 janar 2025, pamje në rrjetet sociale, ku shihet se po bëhen punime për në rrugën turistike, që të dërgon në Lurë. Rama shprehet se Lura magjike do të jetë së shpejti e arritshme, pasi po bëhet rruga turistike, që të dërgon në këtë destinacion.

Kreu i qeverisë thotë se është hedhur shtresa e parë e asfaltit në segmentin Peshkopi-Lurë dhe se po vazhdon puna mbi segmentin Lurë-Rrëshen.

“Së shpejti edhe Lura magjike do të jetë e arritshme përmes rrugës së re turistike, ku është hedhur shtresa e parë e asfaltit mbi segmentin Peshkopi – Lurë dhe po vazhdon puna mbi segmentin Lurë- Rrëshen”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, po shkon drejt përfundimit dhe pritet të “bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit.

Sipas kryeministrit, Rama tashmë kjo rrugë pritet të ofrojë më shumë askses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal.

Drejt përfundimit rruga e re që lidh Shkodrën me Malin e Zi përmes rrugës Shirokë – Zogaj – Kufi, një investim që do të bashkojë ofertat turistike të dy zonave dhe do t’i japë një hov të ri zhvillimit të turizmit. Më shumë akses, më shumë vizitorë dhe më shumë mundësi për komunitetin lokal”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social në Facebook.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular