HomeAktualitetRritja e ndjeshme e aksidenteve/ Shoqata e Siguruesve: Faj i mirëmbajtësve të...

Rritja e ndjeshme e aksidenteve/ Shoqata e Siguruesve: Faj i mirëmbajtësve të rrugëve, jo vetëm i shoferëve

Advertismentspot_img

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën problematike të krijuar në disa akse rrugoretë vendit, ku si pasojë e motit të keq, borës dhe ngricave, janë krijuar vështirësi në qarkullim dhe një rritje e ndjeshme të aksidenteve dhe dëmeve materiale.

Përmes një deklarate, Shoqata shpreh shqetësimin se përgjegjësia për këto situata po i lihet vetëm drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që subjektet përgjegjëse për mirëmbajtjen rrugore kanë detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin e rrugëve, kriposjen, vendosjen e sinjalistikës, menaxhimin e riskut dhe njoftimin në kohë të qytetarëve.

DEKLARATË E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË:

Për situatën në akset rrugore të Veriut dhe Verilindjes, si pasojë e motit të keq

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe dëmeve materiale.

Në këto kushte, është e papranueshme që përgjegjësia të lihet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën, menaxhimin e rrezikut dhe njoftimin në kohë.

Shoqata vëren me shqetësim se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve të mirëmbajtjes kanë qenë të vonuara, të pamjaftueshme ose aspak të dukshme, duke rritur rrezikun për qytetarët, për mjetet dhe për sigurinë publike.

Siç ndodh në vendet e Rajonit, kriposja dhe trajtimi parandalues i akseve kritike duhet të jetë standard minimal (si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), sidomos në periudhat e paralajmëruara me ngrica dhe reshje.

Shoqata thekson se dëmet që sot mbulohen nga sigurimet nuk janë vetëm “pasojë e motit”, por edhe rezultat i mungesës së masave të detyrueshme të mirëmbajtjes, në këto raste duhet të funksionojë mekanizmi i përgjegjësisë rrugore, për të mos ia lënë gjithë koston qytetarëve dhe siguruesve.

Kërkohet transparencë dhe përgjegjësi për zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe monitorimin e tyre.

Siguria rrugore nuk mund të jetë “përgjegjësi individuale” vetëm e drejtuesve të automjeteve. Ajo është përgjegjësi e përbashkët dhe fillon me rrugë të mirëmbajtura, të kriposura dhe të menaxhuara sipas standardeve.

Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta dhe të zbatueshme për menaxhimin e riskut në rrugë gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular