HomeBota“E kapëm dhe e nxorëm jashtë vendit!”- Trump njoftoi se Maduro është...

“E kapëm dhe e nxorëm jashtë vendit!”- Trump njoftoi se Maduro është arrestuar, Venzuela kërkon prova që Presidenti i tyre është ende gjallë

Advertismentspot_img

Zv/presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, duke folur në televizionin shtetëror, kërkoi prova për jetën dhe vendndodhjen e presidentit Nicolás Maduro.

Deklarata e saj erdhi pak pas momentit kur presidenti amerikan Donald Trump tha Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, është arrestuar dhe është nxjerrë jashtë vendit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm të madh kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është fluturuar jashtë vendit.

Ky operacion është kryer në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të SHBA-së. Detaje do të jepen më vonë. Sot në orën 11:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen! President DONALD J. TRUMP”, shkroi ai në rrjetin social Truth Social.

Sipas raporteve fillestare, nga SHBA u goditën bazat ushtarake, konkretisht Fort Tiuna, dhe baza ajrore La Carlota. Nga ana tjetër raportohet se u godit edhe porti i kryeqytetit.

Nderkohe, ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López, njoftoi në një video të publikuar në rrjetet sociale të shtunën në mëngjes vendosjen e forcave ushtarake në të gjithë vendin, pas sulmeve të ushtrisë amerikane.

Ai bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence kundër “agresionit më të keq” ndonjëherë ndaj Venezuelës. Ministri theksoi se të gjitha forcat e armatosura do të vepronin sipas “urdhrave të Maduros”.

“Na kanë sulmuar, por nuk do të na mundin,” tha ai, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet: “të mos biem pre e panikut që armiku kërkon të instaloje.”

Ministri i Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se qeveria kishte shpallur “gjendje të trazirave të jashtme”, duke vendosur praktikisht një gjendje emergjence në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular