Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka publikuar në rrjete sociale foton e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në bordin e anijes ushtarake që po e transporton drejt SHBA-së.
Nicolas Maduro shihet i veshur me një konstum sportiv gri ndërsa sytë dhe veshët i ka të mbuluar me maskë dhe kufje.
Fotoja u publikua pak kohë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, kishte deklaruar për Fox News se Maduro po transportohej drejt SHBA-ve.
SHBA-të kanë nisur sot një sulm të madh në disa vende në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake në vend. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ushtria amerikane ka “kapur Presidentin Venezuelian Maduro dhe gruan e tij, Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë jashtë vendit “, në një aksion të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.








