HomeBotaTrump: SHBA ishte gati për një sulm të dytë në Venezuelë, por...

Trump: SHBA ishte gati për një sulm të dytë në Venezuelë, por tani “ndoshta nuk është e nevojshme”

Advertismentspot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të kryenin një sulm të dytë në Venezuelë, nëse do të ishte e nevojshme, pas operacionit të suksesshëm që çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, dhe të bashkëshortes së tij.

“Ne ishim të përgatitur për një valë të dytë nëse do të duheshin- në fakt suponuam se një valë e dytë do të ishte e nevojshme, por tani ndoshta nuk është më,” tha Trump nga Palm Beach, Florida, duke përshkruar operacionin.
Presidenti theksoi se sulmi i parë ishte shumë i suksesshëm dhe se një valë e dytë, edhe pse më e madhe, nuk duket e domosdoshme. Ai e përshkroi operacionin e realizuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku forcat elitare amerikane kapën Maduro-n dhe bashkëshorten e tij, si një mision “me precizion të lartë

Trump shtoi se operacionet e mëtejshme ushtarake në Venezuelë ishin në fazën e planifikimit, por shtoi se administrata “ndoshta nuk do të ketë nevojë t’i kryejë”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular