Këto fotografi tregojnë Fort Tiuna, vendin ushtarak ku u kap presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Fotografia e parë tregon vendin nga ajri më 22 dhjetor, para operacionit.
Fotografia më poshtë tregon të njëjtin vend pas sulmeve amerikane, ku duket qartë dëmtimi i infrastrukturës.

SHBA-ja në një operacion të madh ushtarak në Venezuelë arrestuan kreun e shtetit Nicolas Maduro, dhe morën përkohësisht drejtimin e vendit.
Avionët luftarakë dhe helikopterrët amerikanë sulmuan objektiva në Venezuelë të shtunën në mbrëmje, ndërsa trupat elitare arrestuan Maduron dhe gruan e tij dhe i nxorën jashtë vendit.
Ndërkohë Maduro është transferuar në Amerikë para organeve të drejtësisë.
Sipas Doand Trump, Maduro u arrestua në një “fortesë” të ruajtur mirë, ndërsa përpiqej të arratisej në një strehë të fortifikuar.
Presidenti amerikan tha se e pa arrestimin drejtpërdrejt “si një shfaqje televizive”. Asnjë ushtar amerikan nuk u vra në operacion, të cilin ai e quajti “të shkëlqyer”.







