Pas arrestimit të tij, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është parë në publik me veshje të ndryshme në çdo paraqitje.
Arsyeja, megjithëse mund të duket një zgjedhje stilistike, ka lidhje kryesisht me udhëtimin dhe kushtet e ndryshme klimatike që përjetoi gjatë tranferimit.
Fillimisht, në anijen luftarake ku u dërgua pas arrestimit dhe në foton e parë pas sulmit të forcave Delta, Maduro shfaqet me një xhaketë sportive gri dhe një bluzë të bardhë. Kur komandot amerikanë e nxorën nga dhoma e tij së bashku me gruan e tij, Cilia Flores, supozohet se ai ishte i veshur lehtë, duke mbajtur vetëm bluzën e bardhë.
Në Caracas, temperaturat ditën e arrestimit ishin rreth 26 gradë Celsius, më të ngrohta se mesatarja e muajit janar, që zakonisht arrin 22 gradë.
Gjatë udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara, Maduro vendosi të vishej më ngrohtë. Në momentin që u ul në Nju Jork, ai kishte një bluzë të kaltër dhe një kapuç, për shkak të temperaturave të ulëta që atje arritën -6 gradë Celsius. Klima e lagësht dhe dimri i ashpër i Nju Jorkut e bëjnë temperaturën të duket edhe më e ftohtë për ata që janë mësuar me klimë të ngrohtë dhe të thatë.
Sipas një studimi të Universitetit të Uiskonsinit, njerëzit që kalojnë nga një klimë e ngrohtë në një klimë të ftohtë kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundje të frymëmarrjes, si kollë, teshtima, dhimbje fyti dhe lodhje.
Për ta mbajtur të ngrohtë, ai vishet me xhaketë të zezë, pulovër dhe kapuç, ndërsa pantallonat dhe këpucët nuk ndryshojnë, ai mban çorape të trasha të bardha dhe papuçe, standard për të gjithë të arrestuarit në SHBA. Kjo masë siguron mbrojtje ndaj dëmtimeve të mundshme dhe parandalon përhapjen e baktereve në ambientet e përbashkëta.
Pra, ndryshimi i veshjeve të Maduro nuk ka të bëjë me stilin, por me udhëtimin e tij, temperaturat ekstreme dhe nevojën për të mbajtur shëndetin e tij gjatë arrestimit dhe transferimit.







