HomeAktualitetEmërohet drejtori i ri i UKT, Skerdi Drenova largohet, Flauers Shoshi emërohet

Emërohet drejtori i ri i UKT, Skerdi Drenova largohet, Flauers Shoshi emërohet

Advertismentspot_img

Në krye të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, është vënë këtë të hënë, 5 janar 2026, Flauers Shoshi.

Shoshi vjen pas shkarkimit të Skerdi Drenovës.

Kujtojmë se Drenova u shkarkua pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Qytetarët kanë raportuar prej kohësh se furnizimi me ujë është kufizuar në vetëm një orë në ditë, një sasi e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat më bazike të përditshmërisë, si higjiena personale, gatimi apo pastrimi. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh dhe pakënaqësi në masë, veçanërisht për familjet me fëmijë, të moshuar apo persona me nevoja të veçanta.

Situata ka nxitur reagime edhe në nivelet më të larta të politikës. Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht kritika të forta ndaj menaxhimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, duke deklaruar se gjendja e krijuar është pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë institucionale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular