Publikohen emrat e tre kandidatëve të parë që garojnë për kreun e Gardës së Republikës pas hapjes së garës në muajin dhjetor nga ministria e Brendshme.
Eksperti i sigurisë Faik Basha, ish deputeti i PS Denis Deliu dhe kreu aktual i komanduar i Gardës oficeri Simon Zereci janë tre kandidaturat e para që kanë aplikuar.
Afati i fundit i aplikimeve ka qenë data 30 dhjetor 2025. Branda 45 ditë nga çelja e garës, komisionini i ngritur nga Ministria e Brendshme duhet të zgjedhë kreun e ri të Gardës.
Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të këtij viti, institucionin e Gradës e ka drejtuar si drejtor i komanduar oficeri i karrierës Simon Zereci.
Kush janë kandidatët?
Faik Basha
Eksperti i sigurisë Faik Basha është i diplomuar në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” dhe ka ndjekur kurse e trajnime të specializuara mbi sigurinë, terrorizmin, menaxhimin e rrezikut dhe mbrojtjen, brenda dhe jashtë vendit.
Ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ka ushtruar funksione drejtuese në Policinë e Burgjeve, ka drejtuar Policinë Bashkiake në Kamëz dhe ka qenë drejtues i kompanive private të sigurisë.
Përtej funksioneve drejtuese, Basha njihet prej vitesh edhe si ekspert i sigurisë dhe mbrojtjes, me kontribute analitike në media mbi çështje të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Denis Deliu
Ish deputeti i PS Denis Deliu ka mbaruar shkollen ushtarake ne 2005 2009. Ne administrim biznes dhe dega ushtarake kembesori. Gjithashtu ka mbaruar kursin e forcave speciale te ushtrise beretat vishnje. Kurs selektimi. Per 7 vite eshte trajnuar nga forcat speciale Usa green berets navy seals dhe Delta force.
Pas 7 vitesh në forcat speciale të ushtrisë ka kaluar në njësinë speciale të Gardës së Republikës si komandant grupit të sulmit në eskortën e Kryeministrit dhe presidentit për dy vite. 3 vite ka punuar në drejtorinë e vetingut si shef sektori ku ka stërvitur personelin për mbrojtjen e organeve te vetingut . KPK ONM IKP KPA. Pas kësaj detyre, Deliu kandidoi për deputet në qarkun e Durrësit për zonën e Krujës. Deliu mban certifikatën e sigurisë top sekret të NATO-s.
Simon Zereci
Simon Zereci që prej vitit 2013 ka mbajtur funksionin e rëndësishëm të Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.
Simon Zereci ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.
Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative; Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.
Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.
Në vitin 2020 mori gradën Kolonel, e cila me sistemin e ri të gradave u konvertua në Drejtues i Parë. Ndërsa grada Drejtues i Lartë iu dha kur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gardës.







