HomeKultureFilmi “Avatar: Fire and Ash” i vë ‘zjarrin’ arkës së fitimeve, 1...

Filmi “Avatar: Fire and Ash” i vë ‘zjarrin’ arkës së fitimeve, 1 miliard USD në arkën globale të fitimeve brenda 18 ditëve nga dalja në kinema

Advertismentspot_img

“Avatar: Fire and Ash” ka grumbulluar 1 miliard dollarë në arkën globale të fitimeve brenda 18 ditëve nga dalja në kinema.

Shitjet e biletave korrespondojnë në 306 milionë dollarë në SHBA dhe 777.1 milionë dollarë në arkën ndërkonbëtare.

Filmi i tretë i sagës e ka arritur pragun e 1 milionë dollarëve pak më ngadalë se paraardhësi, “Avatar: The Way of Water” që e preku brenda 14 ditëve, kurse “Avatar” në 17 ditë. Sigurisht, këta filma mbeten hit në ekranin e madh sepse vijuan të kryesonin arkën në shtatë fundjava të njëpasnjëshme dhe u kthyen në dy nga filmat më të mëdhenj të historisë.

Filmi i parë grumbulloi 2.9 miliardë dollarë, kurse vazhdimi 2.3 miliardë.

Nuk dihet nëse filmi i tretë do të arrijë të tejkalojë 2 miliardët. Kjo do të varet nga publiku i huaj që edhe në rastet e mëparshme ishte faktori kryesor për vlerat marramendëse.

Vendet kryesore që po gjenerojnë më shumë para për “Avatar 3” janë Kina, 138 milionë dollarë, Franca, 81 milionë, Gjermania, 64 milionë dhe Korea e Jugut me 44 milionë.

“Avatar: Fire and Ash” është filmi i tretë i Disney që kalon pragun e 1 miliard dollarëve pas “Lilo & Stitch” dhe “Zootopia 2.”

Regjisori James Cameron ka thënë se planifikon pesë filma për planetin Pandora, por me shaka është shprehur se do të mbajë një konferencë shtypi për të njoftuar nëse aventura do të vijojë apo do të përmbyllet me pjesën e tretë.

Cameron është i vetmi regjisor në histori që ka realizuar tre filma të cilët kanë arritur të grumbullojnë 2 miliardë dollarë (“Avatar”, “Avatar: The Way of Water” dhe “Titanic”).

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular