Oshee Group publikoi së fundmi listën e mbi 2 mijë bizneseve që nga 1 janari janë në treg të lirë dhe duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë përmes një furnizuesi që e zgjedhin ata.
Tashmë këto biznese nuk po furnizohen nga Furnizuesi Shërbimit Universal dhe me çmime të rregulluara. Kjo është faza e fundit e liberalizimit që i bashkohen bizneset në tension 6 kv pas atyre më tension 35 kv,20 kv dhe 10 kv që kanë dalë më herët nga 2018-a e në vazhdim në disa faza.
Në çdo rast subjektet duhet të shlyejnë detyrimet që kanë me kompaninë publike FSHU përpara se të shkëputen për tu furnizuar nga një tjetër furnizues qoftë ky edhe Furnizuesi i Tregut të Lirë që është ai që mban peshën më të madhe të të liberalizuarve.
“Furnizuesi i Shërbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesë e OSHEE Group SH.A, përmes këtj njoftimi, bën të ditur listën dhe kushtet e subjekteve jo-familjarë (privat), të lidhur në tension 6kV, të cilët janë në treg të lirë nga data 1 janar 2026.
Para se të dalin në treg të lirë, kjo kategori klientësh duhet të përmbushin disa detyrime që rrjedhin nga disa akte ligjore dhe vendime të ERE, sipas të cilave:
- Klientët në tension 6kV duhet të shlyejnë të gjitha detyrimet financiare ndaj shoqërisë “Furnizuesi i Shërbimit Universal” SH.A. (FSHU sh.a.)
- Të sigurojnë që të gjitha të dhënat teknike të pikës së lidhjes të jenë të përditësuara dhe të sakta
- Të kenë të sakta dhe të përditësuara të dhënat e kontratës të furnizimit (emër, NUIS, adresë, nr. kontakti, adresë elektronike, etj.).
Sa më sipër, Ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve të lidhur në nivel tensioni 6kV që menjëherë të verifikojnë detyrimet financiare ndaj FSHU SH.A. dhe të marrin masa për shlyerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Mospërmbushja e detyrimeve të mësipërme, do të sjellë si pasojë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike nga FSHU sh.a. dhe pamundësinë për t’u furnizuar nga një furnizues tjetër i tregut të lirë” do të nënvizonte më herët FSHU.
Lista e plotë kliko këtu: Lista







