HomeKryesoreSHIFRAT/Raporti i Trump për emigrantët, Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që përfitojnë...

SHIFRAT/Raporti i Trump për emigrantët, Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që përfitojnë më së shumti ndihmë sociale

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar së fundmi një raport statistikor në platformën e tij “Truth Social”.

Raporti pasqyron përqindjen e familjeve emigrante që përfitojnë ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat janë pjesë e politikave më të forta për kontrollin e migracionit gjatë mandatit të dytë presidencial.

Në listë përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria dhe Kosova. Sipas raportit, 41.3 për qind e familjeve shqiptare emigrante në SHBA përfitojnë asistencë sociale. Më pas renditet Kosova, me 46 për qind të familjeve që marrin ndihmë.

Këto shifra i vendosin të dyja vendet në mesin e tabelës krahasuar me shtete të tjera.

Presidenti Trump ka bërë publike listën duke renditur emigrantët sipas vendeve nga vijnë. Ai e ka paraqitur këtë raport si pjesë të debatit mbi politikat e emigracionit.

Në krye të listës janë emigrantët nga Butani, Jemeni dhe Somalia. Këto shtete kanë përqindjen më të lartë të përfitimit të ndihmës sociale. Në fund të renditjes janë emigrantët nga Bermuda, Arabia Saudite, Izraeli dhe Palestina. Ata shënojnë nivelin më të ulët të përfitimit të ndihmës në Shtetet e Bashkuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular