as arrestimit të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar duke theksuar përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur rikthimin e stabilitetit në vend.
Në një deklaratë, Presidenti Donald J. Trump u shpreh: Do të sigurohemi që Venezuela të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës… Do të sigurohemi që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela nga ky bandit të jenë nën kujdes.
Kujtojmë se Forcat speciale amerikane organizuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, më 3 janar, një aksion të befasishëm duke kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe i kanë dërguar ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







