HomeRajoniKompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj

Advertismentspot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.

Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.

KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular