HomeEkonomiViti 2025, të ardhurat nga Doganat 2.5 mld euro, rekord zhdoganimi i...

Viti 2025, të ardhurat nga Doganat 2.5 mld euro, rekord zhdoganimi i karburanteve dhe cigareve

Advertismentspot_img

Të ardhurat në buxhet nga Doganat për vitin 2025 arrijnë shifrën rekord prej rreth 2.5 miliardë euro. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat doganore janë rritur me rreth 1 miliardë euro, të mbështetura nga një performancë pozitive e administrimit, kontrollit të riskut dhe thjeshtimit të procedurave të shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve.

Sipas të dhënave operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat e vitit 2025 ishin në masën 239.7 miliardë lekë, ose rreth 10.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në performancën pozitive të Doganave lidhen kryesisht me mirëadministrimin, luftën kundër kontrabandës, dixhitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e zhdoganimeve të të gjithë mallrave, me efekt kryesor te mallrat e akcizës. Duke qenë se akciza është taksë mbi sasinë, ajo është e pandikueshme drejtpërdrejt nga kursi i këmbimit dhe për vitin 2025 të gjithë mallrat e akcizës kanë performuar në shifra rekord.

Të ardhurat doganore nga akciza ishin 6.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024, me faktorë kryesorë rritjen e importit të karburantit me efekt në buxhet +3.5 miliardë lekë (rritja e sasisë së konsumuar me rreth 78,225 ton), cigare me +2.1 miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 210 ton), gaz natyror me +64 milionë lekë dhe vaj lubrifikant me +61 milionë lekë.

TVSH-ja në import, në krahasim me vitin 2024, ka dhënë rreth +4.4 miliardë lekë më shumë, e ndikuar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, karburantit, cigareve, konstruksioneve metalike etj.

Taksa doganore shënoi +513 milionë lekë krahasuar me vitin 2024, e ndikuar nga artikujt e konsumit të përditshëm, konstruksionet metalike dhe ushqimet e përgatitura, etj.

Ndërkohë që rritja e zhdoganimeve të mallrave në sasi ishte 5%, nëse nuk do të kishim luhatjet e forta të kursit të këmbimit (nënçmimi i euros dhe dollarit ndaj lekut, një fenomen jashtë kontrollit të Administratës Doganore), të ardhurat për vitin 2025 do të ishin edhe 9.5 miliardë lekë më të larta.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular