nga Fitim Hoxha
E “zbulova” gjatë verës me “Kronikat e mjegullës”. Por, nuk pandeha se një roman “veror” do më detyrojë që rreshtazi t’i lexoj edhe 8 të tjerë për disa muaj.
Shkrimtari, gazetari e dramaturgu Bashkim Hoxha nëpërmjet historive njerëzore nëpër dekada, kryesisht shqiptare, shkruan për ngjarje të njohura, përjetime moshe, jetën, socialen, dashurinë, patriotizmin, korrupsionin e rrjedhat bashkëkohore. Këtë e bën me mjeshtri duke treguar shpesh për përjetimet e gjyshe(ë)ve e duke ardhur në ngjarjet e njëjta, por tani në Shqipërinë e tashme. Përfshin me bukuri proverba popullore dhe thënie të lëna brez pas brezi dhe bën ngjarjen interesante. Përdor edhe këngë apo ndodhi ndërkombëtare, bashkëkohore kundrejt moshës së autorit që vetëm vërteton diapazonin e gjërë të njohurive të tij.
Me gjuhë dhe formë që mua shumë më përshtatet, më “fut në film” në makinë kohe dhe më bredh nëpër Shqipëri me fate të ndryshme. Përdor ngjarje dhe personazhe të njohura, por vetëm si sfond për heronjt e thjeshtë të romaneve. Ma përmbush kurreshtjen time për jetën e përditshme të shqiptarit në qindvjeçarin e fundit. Shumë vende që kam vizituar përmenden në romane që m’i bëjnë edhe më shumë të dashur.
“Rikthimi” pak më ndryshe, është roman triler që nuk të lë ta ndërpresish leximin pa ditur çka do të ndodh.
Me padurim, në pritje të udhëtimit për në Tiranë ose Prishtinë për t’u furnizuar edhe me romanët tjerë. Shumë të mirë edhe për ta reduktuar kohën para telefonit
Faleminderit i nderuar Bashkim për këto vepra








