HomeKryesoreMoti i keq nga Jugu në Veri/Shiu “paralizon” Durrësin, përmbytje në Lezhë,...

Moti i keq nga Jugu në Veri/Shiu “paralizon” Durrësin, përmbytje në Lezhë, 800 banorë evakuohen, makinat fiken në autostradë. Reshjet nuk do ndalen

Advertismentspot_img

 Reshjet e dendura të shiut që prej mëngjesit të sotëm, 6 janar 2026, kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit. Durrësi u paralizua nga përmbytjet: rrugët kryesore, lagjet dhe autostrada Tiranë-Durrës u bënë të pakalueshme. Disa shkolla e tregje pezulluan aktivitetin. Edhe kati i parë i burgut u detyrua të evakuohej pasi vërshoi uji.

Edhe Lezha u përball me grumbullim uji kryesisht në lagjen “Besëlidhja” dhe pranë hyrjeve të shkollave, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Situata po mbahet nën monitorim, ndërsa janë përmbytur edhe dy lagje në Gjirokastër.

Reshjet e shiut sollën panoramë dramatike në Durrës ku duket sikur deti ka përfshirë qytetin. Në disa zona niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.

Rreth 180 banorë janë evakuuar duke u vendosur në Konvaleshencë dhe rreth 800 banesa janë përmbytur.

Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës- Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Në Lezhë shënohet rritje të niveleve të lumit Drin dhe Mat, si dhe përmbytje të tokave dhe oborreve në disa zona. Mbi 1 mijë hektarë tokë janë nën ujë.

Në Kukës vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona.

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë nisur edhe në Fier por lumi Vjosë është brenda normave.

Për shkak të rritjes së prurjeve në lumin Drin, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht, po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, ndërsa gjithë procesi po monitorohet dhe menaxhohet nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër njofton banorët të kenë kujdes e të lajmërojnë në çdo rast. Ndërkaq 15 banesa raportohen nën ujë edhe në Shkodër.

Në Gjirokastër ka dalë nga shtrati përroi i Ficos duke mbuluar të gjithë qytetin me ujë. Një pjesë e qytetit dhe disa fshatra mbeten pa energji elektrike. Shumë dyqane dhe shtëpi janë nën ujë.

Situata nuk pritet të normalizohet shpejt. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe dhe nesër priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular