Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore në lidhje me padinë që kreu i Lëvizjes Shqipëria bëhet ka ngritur ndaj Agron Shehajt. Mësohet se gjyqi i radhës është shtyrë për në datën 21 janar. Lapaj ka qenë vetë në GJKKO sot, ku komunikoi me gazetarët dhe datën e gjyqit, dhe më pas u largua.
Përplasja mes dy figurave publike mori formë ligjore më 2 prill të vitit që sapo lamë pas, kur Lapaj dorëzoi pranë SPAK një kallëzim penal për shpifje ndaj Shehajt, pas akuzave të rënda që ky i fundit kishte bërë në drejtim të tij.
Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e cila është aktualisht nën sekuestro nga SPAK, me dyshimet se shërbente për pastrimin e parave të grupit kriminal “Çopja”. Lapaj ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke sqaruar se pagesat ndaj tij lidhen me shërbime ligjore të kryera në cilësinë e avokatit të kompanisë.
Pavarësisht sqarimeve, Shehaj ka vijuar me akuzat, duke publikuar dokumente që sipas tij provojnë se Lapaj ka qenë i përfshirë në regjistrimin e një prone me vlerë miliona euro, të blerë nga e njëjta kompani në zonën bregdetare. Sipas pretendimeve të Shehajt, vendimi për regjistrimin e kësaj prone është marrë nga Alltun Çela, vjehrri i Lapajt, në kohën kur ky i fundit drejtonte Gjykatën e Sarandës.







