HomePolitikeNoka tha se Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë/Tabaku: Nuk kam...

Noka tha se Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë/Tabaku: Nuk kam dijeni, edhe unë kam pasur mendim ndryshe!

Advertismentspot_img

Në një intervistë në “Studio24” në News 24, Jorida Tabaku u shpreh se sot Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar përballë kësaj qeverie që ka shkaktuar vetëm korrupsion për vendin.

E pyetur për lëvizjen e Ervin Salianjit, Tabaku u shpreh se vlerëson këdo që ka mendim ndryshe, megjithëse nënvizoi se Salianji do të duhet t’i kishte dhënë mendimet e tij në strukturat e PD.

E pyetur për një përjashtim të Salianjit, deputetja e PD shtoi se nuk di të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe. Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq. Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik. Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo.

Pyetje: Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë?

Tabaku: Unë jam anëtare Kryesisë dhe nuk di të ketë një vendim të tillë.

Më herët Noka deklaroi se ai është përjashtuar, kurse Berisha tha se ai kaloi vijën e kuqe. 

Ja çfarë deklaronte Flamur Noka

“Unë flas për PD, zotëria nuk është as anëtar i Kryesisë as i ndonjë strukture të PD. Që kur vetëpërjashtoi veten nuk është më, që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen për të organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijën e kuqe të kësaj partie dhe nuk ka lidhje më. Është vetëpërjashtuar, PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijë të kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atë vijë vetëpërjashtohet dhe kjo është histori e mbyllur.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular