HomeBotaPas rrëzimit të Maduros, Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-së deri...

Pas rrëzimit të Maduros, Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-së deri në 50 milionë fuçi naftë

Advertismentspot_img

residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se autoritetet e përkohshme të Venezuelës do t’i dorëzojnë SHBA-së nga 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, me një vlerë të përafërt prej 2.8 miliardë dollarësh, pas një operacioni ushtarak që çoi në largimin e presidentit Nicolas Maduro nga pushteti, raporton BBC. 

Trump bëri të ditur se nafta do të shitet me çmimin aktual të tregut dhe se fondet e përfituara do të administrohen nga ai personalisht, me qëllim përdorimin e tyre për të mirën e popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan njoftoi se bëhet fjalë për naftë me cilësi të lartë dhe të sanksionuar.

Deklaratat vijnë një ditë pasi Delcy Rodríguez, u betua si presidente e përkohshme e vendit. Ndërkohë, Nicolas Maduro është transferuar në SHBA, ku përballet me akuza për trafik droge dhe armësh.

Trump ka pohuar gjithashtu se industria amerikane e naftës pritet të nisë aktivitetin në Venezuelë brenda 18 muajve dhe se investime të mëdha do të derdhen në vend. “Një Venezuelë që prodhon naftë është e mirë për Shtetet e Bashkuara, sepse ndihmon në mbajtjen e çmimit të naftës të ulët,” tha ai në një intervistë për NBC News.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular