HomePolitikePërmbytjet, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama: E duam atdheun...

Përmbytjet, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama: E duam atdheun vetëm në stadium, hedhim shishe plastike rrugëve, pastaj shiu na përmbyt

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot, 7 janar, konferencë për mediat ku në fokus pati situatën e krijuar pas motit të keq me përmbytje.

Ai kërkoi shpalljen e fatkeqësisë natyrore të zonave të përfshira nga përmbytjet.

“PD kërkon shpalljen e menjëhershme të fatkeqësisë natyrore të këtyre zonave”, tha Berisha.

Sipas tij, qeveria nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore pasi ligji e detyron më pas “t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore”.

Berisha komentoi edhe reagimin e kryeministrit Rama, i cili ironizoi akuzat e opozitës.

“Kësaj katastrofe natyrore, me përmasa të papara ndonjëherë, Edi Rama ndaj saj reagon me një cinizëm ekstrem, me një paturpësi, me një tallje ndaj qytetarëve të përmbytur. Ai në postimin e tij fajëson opozitën e cila nuk po e akuzon atë për shirat e rrëmbyera që kanë rënë. Ky qëndrim cinik, tallës ndaj qytetarëve, turpëron çdo njeri që ka cipë. Por Ramaduro është në panik dhe tmerr të madh dhe nuk di se ç’flet”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një tjetër reagim pas përmbytjeve në Durrës. Këtë herë ai tregon situatën në Shkozet ku kanalet janë bllokuar si pasojë e plehrave dhe shisheve plastike.

Kjo është edhe arsyeja, pse sipas Ramës, ka ndodhur edhe përmbytja e fundit. Sipas tij, për shkak të mbetjeve në kanal, uji nuk ka arritur të kalojë dot për t’u derdhur më pas në det.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, tha ai.

Më herët ai ironizoi akuzat e opozitës duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të rajonit, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular