HomePolitikeNë fokus objektivat për 2026/ Rama mbledhje me qeverinë të premten. Në...

Në fokus objektivat për 2026/ Rama mbledhje me qeverinë të premten. Në 16 janar takim me grupin e PS-së

Advertismentspot_img

Takimi, i planifikuar të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave, është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për një ditë, ku ministrat do të kenë mundësi të diskutojnë në detaje projektet e tyre, të ndajnë ide dhe të harmonizojnë veprimet e departamenteve për të arritur objektivat e qeverisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten, më 9 janar, në Tiranë, të gjithë ministrat e kabinetit të tij, për një takim të veçantë pune. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje është shqyrtimi dhe koordinimi i objektivave të qeverisë për vitin 2026, duke vendosur prioritetet dhe strategjitë kryesore që do të udhëheqin punën e ekzekutivit gjatë këtij viti.

Takimi, i planifikuar të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave, është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për një ditë, ku ministrat do të kenë mundësi të diskutojnë në detaje projektet e tyre, të ndajnë ide dhe të harmonizojnë veprimet e departamenteve për të arritur objektivat e qeverisë. Ky takim shërben gjithashtu për të reflektuar mbi sfidat e pritshme dhe për të planifikuar mënyrat më efektive të zbatimit të politikave publike, raporton për Klan News, gazetarja Klesiana Omeri.

Një javë më vonë, të premten e 16 janarit, kryeministri Rama do të presë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Ky takim ka për qëllim koordinimin e punës së deputetëve në Parlament, si dhe diskutimin mbi projektligjet dhe iniciativat që do të jenë në fokus të qeverisë gjatë këtij sesioni.

Mbledhjet synojnë që vendimmarrja dhe implementimi i politikave të jenë sa më efektive dhe të koordinuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular