HomeRajoniZgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Vijon edhe sot numërimi i pjesës tjetër nga...

Zgjedhjet në Kosovë/ Elezi: Vijon edhe sot numërimi i pjesës tjetër nga votimi me postë

Advertismentspot_img

Përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe votimit të personave me nevoja të veçanta. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili sqaroi ndërkaq se KQZ ka nisur numërimin e pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

Të martën, më 6 janar, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar fletëvotimet e 57 vendvotimeve, në të cilat më 28 dhjetor u mundësua votimi me kusht, si dhe janë numëruar 37 kutitë e votimit brenda të cilave janë vendosur fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, votimi i të cilëve është mundësuar ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile. Pra, në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës”, deklaroi Elezi.

Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Pjesa më e madhe e tyre janë sjellë në Kosovë.

Ndërkaq, fletëvotimet e numëruara më herët në QNR (3 – 5 janar 2026) dhe që i takonin votimit përmes postës, ishin pjesë e më shumë se 28 mijë pakove me fletëvotime që ishin tërhequr nga KQZ para vitit të ri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular