HomeKronikeAksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë, tre prej tyre fëmijë...

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë, tre prej tyre fëmijë të mitur

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën Liedermatte, në Waldshut–Tingen të Gjermanisë, pranë kufirit me Zvicrën, ku janë plagosur gjashtë persona, anëtarë të një familjeje shqiptare, mes tyre tre fëmijë të mitur.

Sipas mediave gjermane, një kamion është përplasur me automjetin në të cilin udhëtonte familja shqiptare, e cila po kthehej nga Kosova drejt vendbanimit të saj në Gjermani. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, vetëm pak minuta para mbërritjes në destinacion.

Nga përplasja janë plagosur pesë anëtarët e familjes shqiptare – dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre të vegjël – si dhe drejtuesi i kamionit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person mbeti i bllokuar në automjet dhe u nxor nga zjarrfikësit.

Familja shqiptare është me origjinë nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Fëmijët e plagosur janë të moshës nga pesë muaj deri në tre vjeç. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, disa prej të lënduarve, përfshirë fëmijët, janë transportuar me helikopterë shpëtimi drejt spitaleve të specializuara për fëmijë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular