HomePolitikeBerisha mbledh të premten opozitën, refuzojnë edhe "Mundësia" e "Lëvizja Bashkë", Qori:...

Berisha mbledh të premten opozitën, refuzojnë edhe “Mundësia” e “Lëvizja Bashkë”, Qori: S’përlyhem, Kapri: S’ulemi në një tryezë me të akuzuarit për korrupsion

Advertismentspot_img

I vetëdijshëm se PD nuk mund të jetë e vetme në betejën kundër Edi Ramës, e veçanërisht në valën e protestave të qëndrueshme që premton në janar,Sali Berisha thërret në ndihmë të gjithë faktorin opozitar. Protesta e radhës pritet të jetë më 24 janar, por kreu i PD tha sot në konferencë se do të vendoset në takimin e së premtes .Ai i ka drejtuar ftesë të gjitha partive të opozitës për të marrë pjesë në takimin që e ka quajtur “Zgjidhje për Shqipërinë”.

Por ftesa e tij është refuzuar nga të rinjtë e politikës, që në zgjedhjet e fundit por edhe aksionet me protesta kanë treguar forcë numerike.

I pari që u deklarua kundër, ishte Arlind Qorri që me Berishën thotë sërish se nuk do të ketë kurrë bashkëpunim.

Edhe Adriatik Lapaj nuk ka kohë për tryezat e thirrura nga kreu i PD, pavarësisht ftesave të vazhdueshme që Partia Demokratike i ka bëtë Për të, është koha e protestave në shesh dhe jo e tryezave.

“Shqipëria Bëhet” thotë se nuk do të jenë në takim dhe Lapaj do të vijojë të jetë në shesh edhe të premten.

Në takimin e së premtes Berisha ka thirrur edhe shoqërinë civile, përfaqësuesit e organizatave e sindikata të ndryshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular