HomePolitikePS mbledh drejtuesit politikë, zbardhet çfarë u diskutua në takimin që zgjati...

PS mbledh drejtuesit politikë, zbardhet çfarë u diskutua në takimin që zgjati rreth dy orë

Advertismentspot_img

Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste u mblodhën sot, 8 janar, në selinë rozë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi. Takimi ka zgjatur rreth dy orë dhe në fokus ka qenë puna organizative përgjatë vitit 2026 dhe përqendrimi që duhet të ketë partia në disa qarqe ku pretendon një angazhim më të madh të këtij viti.

Megjithatë në mbledhje nuk është marrë asnjë vendim. Vetë kryetari i selisë rozë, Edi Rama nuk ishte i pranishëm. I pranishëm ka qenë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndaj të cilit së fundmi opozita ka paralajmëruar se do ta kallëzojë nëse nuk mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetet dhe Mandatet.

Kjo kërkesë është refuzuar, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ishte në këtë takim me bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama dhe një prej strukturave më të larta të PS siç janë drejtuesit politikë.

Kjo mbledhje e drejtuesve politikë i paraprin një takimi të rëndësishëm qeveritar pasi Rama pritet të mbledh nesër në orën 10:00 kabinetin e tij. Në retreat-in që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave do të bëhet një analizë e punës dhe do të vendosen disa piketa angazhimesh kryesore përgjatë vitit 2026. Njëkohësisht kjo do të jetë mbledhja e parë qe qeverisë për këtë vit.

Por ky nuk do të jetë takimi i vetëm i Ramës. Javën tjetër, më 16 janar, në nisje të sesionit parlamentar ai do të takojë grupin e PS-së, por në Pallatin e Brigadave. Mazhoranca socialiste gjendet përballë disa sfidave si ajo për imunitetin e Ballukut, apo edhe reformat zgjedhore dhe ajo territoriale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular