HomeKultureSekretet simbolike të gjeniut të Rilindjes. Pentagrame, shkrime mbrapsht dhe kode enigmatike...

Sekretet simbolike të gjeniut të Rilindjes. Pentagrame, shkrime mbrapsht dhe kode enigmatike në kryeveprat e Da Vinçit

Advertismentspot_img

Arti dhe artistët gjithnjë kanë përdorur simbolika dhe mesazhe të koduara në veprat e tyre. Por disa prej tyre vërtet tejkalojnë imagjinatën njerëzore edhe pas shumë shekujve.

Të tilla janë mesazhet e fshehura që përdorte Leonardo da Vinci, ndoshta gjeniu më i madh që njerëzimi ka njohur deri më sot. Veprat e tij ishin të mbushura me lexime të fshehta, sikurse edhe kaligrafia e të shkruarit ishte mbrapsht.

Në një ndër veprat e tij më të bukura e të famshme, Darka e Fundit, pozicionimi i duarve të dishepujve dhe i bukës në tryezë është, në fakt, një pentagram.

Duke konvertuar çdo pozicion në një notë muzikore dhe duke e ekzekutuar nga e djathta në të majtë, drejtimi nga i cili edhe shkruante Da Vinci, si rezultat do të kemi një pjesë muzikore solemne.

Përveç të tjerave, ai kishte studiuar edhe muzikë dhe, mesa duket, në Darkën e Fundit vendosi të vinte edhe harmoninë e një vepre muzikore si sfond vetëm për ata që do dinin ta zbërthenin sekretin e tij.

Por edhe Mona Lisa, kryevepra tjetër botërore e Da Vincit, është e mbuluar nga mistere të shumta.

Një ndër ta është edhe mbishkrimi LV në dritën e syrit të djathtë të Giocondës, dhe në atë të majtin shkronja B, së cilës ende studiuesit nuk ia kanë zbërthyer kuptimin e asaj që donte të thoshte gjeniu italian i Rilindjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular