HomeAktualitetAmbasadori Gonzato takohet me Kryetaren e re të GJK, Fiona Papajorgji: Institucioni...

Ambasadori Gonzato takohet me Kryetaren e re të GJK, Fiona Papajorgji: Institucioni të vijojë të ruajë transparencën dhe pavarësinë

Advertismentspot_img

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, të cilën e uroi për detyrën e re, duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për mbështetjen e sundimit të ligjit në vend.

Gonzato theksoi rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, duke vlerësuar se institucioni ka arritur nivelin e nevojshëm të stabilitetit dhe vijon të garantojë cilësi, transparencë dhe pavarësi.

Ambasadori bëri të ditur se BE planifikon ta përfshijë Gjykatën Kushtetuese si përfituese në projektet e ardhshme dhe të mbështesë përpjekjet për harmonizimin e praktikës gjyqësore me të drejtën e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar Gjykatën si një partner kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Postimi: “Pata kënaqësinë të uroj Kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, dhe të rikonfirmoj angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri, duke theksuar rolin kyç të Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Gjykata ka arritur tashmë nivelin e nevojshëm të stabilitetit, me dy vende të lira që pritet të plotësohen shumë shpejt, ndërkohë që vijon të ruajë cilësinë, transparencën dhe pavarësinë si institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

I konfirmova Kryetares Papajorgji se planifikojmë ta përfshijmë Gjykatën si përfituese në projektet tona të ardhshme dhe të mbështesim përpjekjet e saj për të harmonizuar më tej praktikën gjyqësore me të drejtën e BE-së. Bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin evropian, dhe Gjykata Kushtetuese mbetet një partner qendror në këtë proces,” Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular