HomePolitike“Edhe në kohën e Enverit kishte përmbytje, por…”- Duka shpjegon dy nga...

“Edhe në kohën e Enverit kishte përmbytje, por…”- Duka shpjegon dy nga shkaqet e katastrofës në Shqipëri: Nuk pastrohen kanalet, problem dhe hidrovoret!

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, njëkohësisht ish-deputeti Agron Duka, shpjegoi sot si ish-ministër i Bujqësisë, disa nga shkaqet kryesore të përmbytjeve të fundit në Shqipëri.

Ndërsa ai cilësoi si faktorin kryesor sasinë e madhe të reshjeve të rëna në një kohë të shkurtër, shtoi se faktor dytësor me rëndësi janë edhe mungesa e pastrimit të kanaleve kryesore prej vitesh, si dhe mirëmbajtja dhe investimi i duhur teknik në hidrovore.

“Është pak paradoksale kjo situatë edhe me zjarrin në Tiranë. Në mes të ditës, e gjithë situata dhe Shqipëria gjendet nën shi. Ka pasur përmbytje edhe në kohën e Enverit, edhe pse në atë kohë kanalet pastroheshin e mirëmbaheshin. Po kur ka intensitet të madh shiu, nuk përballohet. Por ka edhe shkaqe të tjera. Duhet të pastrohen kanale e hidrovore, ashtu siç bëhen edhe në atë kohë”, tha Duka për “News 24”.

Më tej ai shpjegoi edhe dy shkaqet dhe dukuritë që ndikojnë jo pak në përmbytjet e tokave dhe banesave, ku mes tyre Durrësi, qarku ku ai ka qenë deputet dhe zona ku jeton.

“E gjithë çështja është që duket se nuk janë mirëmbajtur kanalet dhe kemi përmbytje herë pas here dhe për më tepër përmbytje edhe më të mëdha. Ato kanale që dikur të paktën pastroheshin, tani nuk pastrohen më. E dyta janë hidrovoret, ku Lezha për shembull kërkojnë zgjidhje teknike, sepse dikur janë bërë në zona të ulëta dhe kërkohet një ngritje mekanike. Ato janë bërë në nivele shumë të ulëta, duke bërë që të mos punojë apo të jetë në rendimentin e plotë. Nëse kanali është i drejtë dhe më poshtë, tërheq ujin”, vijoi shpjegimin ish-ligjvënësi.

Ai theksoi se këtë analizë nuk e bën as si opozitar, por sheh problematika njerëzore që duhet të menaxhohen më mirë në situata të ngjashme.

“Devijimi i kanaleve për interesa të tjera, sjell këtë problem, përveç mungesës së pastrimit. Nuk janë pastruar, edhe në Durrës, se unë jam aty, i kam parë me sytë e mi. Unë po them si ka qenë dhe si është, nuk flas si opozitë. Nëse dikur ato mirëmbaheshin, tani nuk pastrohen, këto janë disa nga shkaqet”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular