Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës me demokratët dhe mbështetësit e tij.
Salianji lajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër do të takohet me demokratët në Korçë.
Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në ambientet e Kinema Majestik.
“Nesër, shihemi në Korçën e shtrenjtë, Kinema “Majestik”, ora 17:00”, shkroi Salianji.
Ky është takimi i radhës në turin e Salianjit, i cili ka zhvilluar takime në disa qytete deri tani si Durrësi, Elbasani, Gjirokastra dhe Shkodra.








