Reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë dhe përmbytje në disa zona kanë bërë që hidrocentralet kryesore në vend të shkojnë drejt niveleve maksimale të shfrytëzimit duke rritur edhe prurjet në Kaskadën e Drinit.
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton një rritje të ndjeshme të prurjeve të cilat arrijnë rreth 3,850 m³/sek, me HEC Fierza që përballon prurjet më të mëdha, e ndjekur nga HEC Koman dhe ai Vaut të Dejës. Si pasojë, edhe nivelet e liqeneve janë rritur ndjeshëm, duke i çuar shumë pranë ose në kufijtë maksimalë të tyre operativë.
Kjo paraqet një rrezik sipas ekspertëve sipas të cilëve duhen marrë masa emergjente.
Në një situatë të bollshme hidrike si pasojë e reshjeve edhe prodhimit të energjisë, edhe shitjet duhet të vazhdonin sipas ekspertëve. Por të vetmet të dhëna që na vijnë nga KESH janë vetëm shitjet e fundit në 17-23 nëntor pas situatës së shumtë të reshjeve që përfshin vendin në nëntor 2025. Teksa janë shitur rreth 45,700 mwh energji, me vlerë 4.53 mln euro. Që së bashku dhe me 3 procedura tenderuese gjatë 2025 e çojnë totalin e shitjes së energjisë me të dhënat e disponueshme nga KESH në rreth 15 mln euro. Burime bëjnë të ditur se 2 procedura tenderuese kanë qenë në përpjekje për shitje energjie por kanë rezultuar të pasukseshme.
Ndonëse po prodhojmë më tepër edhe për të shitur energji, KESH vijon të blejë energji. Procedurat e fundit janë realizuar në fund dhjetori me një vlerë 9.7 mln euro.
Duke ju shtuar totalit të faturës në rreth 170 mln euro energji elektrike të importuar në 2025.
Këto kontrata blerje të cilat tani afër janë ndërlidhur duhet të ishin më të kontrolluara sipas ekspertëve të energjisë teksa KESH ka një sistem që i shërben parashikimeve të kushteve të motit dhe i ndihmon specialistët për të llogaritur importin apo eksportin e energjisë./Top Channel







