HomeEkonomiKESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen...

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

Advertismentspot_img

Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur një sasi të vogël energjie, duke gjeneruar të ardhura për kompaninë.

Përmes 1 procedure të zhvilluar për periudhën 10-11 janar, KESH arriti të shiste 18,944 MË energji, me çmim mesatar 57.64 euro, duke gjeneruar rreth 1.1 mln euro të ardhura.

Ndërkaq, sipas të dhënave të përditësuar mbi situatën në Kaskdaën e lumit Drin, prurjet natyrore në HEC Fierzë janë 1500 m3/s, në HEC Koman 500 m3/s, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës 60 m3/s. Në raport me një ditë më parë prurjet natyrore kanë shënuar rënie të ndjeshme. Ndërkaq, prodhimi ditor në të tre HEC-et është 16.300 mËh. Në krahasim me një ditë më parë vihet re një rritje e prodhimit ditor, sipas të dhënave të raportara nga KESH.

Sa i takon niveleve në liqenet e Kaskadës së Drinit, Fierza ka arritur në nivelin 289.8 metra mbi nivelin e detit, Komani 173.3 mmnd, ndërsa Vau i Dejës 74.9 mmnd. Po ashtu, KESH njofton se po vazhdon shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ditët e para të këtij viti, paraqesin një kontrast të fortë me vitin e kaluar, që nuk ishte i mirë nga pikëpamja e energjisë, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, duke bërë që fatura totale për import energjie të shkonte në mbi 160 mln euro.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular