HomePolitikePërmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi...

Përmbytjet, Begaj: Ndiqni udhëzimet e strukturave për evakuim! Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me shqetësim për situatën e rëndë të krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, pushtetin vendor dhe forcat e ushtrisë për të monitoruar operacionet në terren.

Begaj u bëri thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara që të bashkëpunojnë me autoritetet, duke theksuar se prioriteti absolut në këto momente mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura që të ndjekin udhëzimet për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka,” deklaroi Presidenti.

Aktualisht, të gjitha strukturat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të lartë për të përballuar pasojat e motit të keq dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të izoluara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular