HomeAktualitetProdhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar - Rregullorja e re/Detyrim...

Prodhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar – Rregullorja e re/Detyrim për sipërfaqet e kultivuara dhe sasinë e produkteve 

Advertismentspot_img

Informaliteti i lartë në sektorin e verës ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim krijimin e një database të plotë me të dhëna të detajuara.

Qeveria ka hartuar rregulloren e re, për të gjithë operatorët: vjelësit dhe  prodhuesit e regjistruar në regjistrin e vreshtave,  përpunuesit dhe mbushësit e shisheve, për mbajtjen e deklaratave, formularët që duhet të plotësohen prej tyre, si dhe mënyrën e grumbullimit të informacionit për prodhimin potencial.

Referuar rregullores së re të botuar në Fletoren Zyrtare, e detyrueshme të zbatohet për të gjithë operatorët që janë regjistruar në regjistrin e vreshtave, prodhuesit duhet të dorëzojnë deklaratën e prodhimit  në lidhje me prodhimin e vitit aktual të verës brenda datës 15 janar të çdo viti.  Deklarata duhet të përmbajë  identitetin e prodhuesit;  vendin ku mbahen produktet; kategorinë e produkteve të përdorura për prodhimin e verës: rrush, musht rrushi ose verë e re ende në  fermentim, emrin dhe adresën e furnizueseve; vëllimin, e shënuar në hektolitra ose 100 kg, të  produkteve të verës të marra që nga fillimi i vitit të verës dhe të mbajtura në datën e deklarimit, të ndara sipas ngjyrës (e kuqe/rozë ose e bardhë), kategorisë  së produkteve të përdorura.

Formulari i deklaratës së prodhimit, do t’u dorëzohet Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor të qarkut përkatës, ku ndodhet sipërmarrja. Deklarata duhet të dorëzohet edhe nëse  prodhimi në vitin përkatës të verës ka qenë i barabartë me zero.

Po ashtu, prodhuesit, përpunuesit dhe mbushësit e  shisheve, të regjistruar në regjistrin e vreshtave,  duhet të dorëzojnë deklaratën e stoqeve, brenda datës 10 shtator të çdo viti.

Kjo deklaratë duhet të përmbajë identitetin dhe vendin ku mbahen produktet.

Vjelësit duhet të dorëzojnë deklaratën e vjeljes deri më datë 15 janar të çdo viti e cila duhet të përmbajë identitetin e vjelësit; sipërfaqen e mbjellë me vreshta në prodhim (në  hektarë dhe duke iu referuar vendndodhjes së parcelës së vreshtit); sasinë e rrushit të vjelë (në 100 kg); destinacionin e rrushit (në hektolitra ose 100 kg).

Për sa u përket sipërfaqeve të mbjella me  vreshta, do të kryhen kontrolle nga institucioni përgjegjës për regjistrin e vreshtave me qëllim mbajtjen e një regjistri të përditësuar. Rregullorja parashikon edhe sanksione administrative për përfaqësuesit e sektorit që nuk e zbatojnë atë. SCAN TV

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular