HomeAktualitetPunësimi i të rinjve, fakultetet orientojnë studentët drejt tregut të punës

Punësimi i të rinjve, fakultetet orientojnë studentët drejt tregut të punës

Advertismentspot_img

Punësimi pas diplomimit vijon të mbetet një ndër sfidat kryesore të të rinjve në ditët e sotme. Qindra studentë, pasi përfundojnë ciklin e parë apo edhe të dytë të studimeve, e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në tregun e punës.

Specialistja e këshillimit të karrierës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Vilma Kume, sqaron se rolin kryesor në orientimin e të rinjve drejt tregut të punës e luajnë fakultetet.

“Në zyrën e këshillimit të karrierës trokasin jo vetëm studentë të viteve të para, të masterit apo të vitit të tretë bachelor, por edhe studentë të viteve para bachelor, të cilët kërkojnë orientim, lidership dhe mundësi punësimi. Në kuadër të marrëveshjeve të punësimit që Universiteti Politeknik i Tiranës ka me mbi 120 kompani, këto të fundit e përcjellin kërkesën e tyre me email në zyrën e karrierës, e cila më pas e publikon në faqen tonë zyrtare. Procesi vijon mes kompanisë dhe studentit, ndërkohë që zyra e këshillimit të karrierës është në dijeni të çdo hapi që ndiqet deri në finalizimin dhe punësimin e studentëve,” shprehet Kume.

Ajo nënvizon se rreth 80% e studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës që ndjekin vitin e fundit të masterit rezultojnë të punësuar.

“Një numër i konsiderueshëm i studentëve të vitit të fundit të masterit të universitetit tonë janë të punësuar, sigurisht pa cenuar procesin mësimor dhe duke pasur fleksibilitet orarësh me kompanitë që bashkëpunojnë me universitetin,” shton ajo.

Ballafaqimi i studentëve me tregun e punës konsiderohet si një nga praktikat më të mira të universiteteve, pasi u jep mundësi institucioneve të arsimit të lartë të përshtasin kurrikulat me nevojat e tregut dhe të përgatisin të rinj të aftë dhe të gatshëm për punë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular