HomeAktualitetVIDEO/"Kamza la pas vuajtjen 30-vjeçare, nuk përmbytet nga 2020", Rakip Suli: Ndërtuam...

VIDEO/”Kamza la pas vuajtjen 30-vjeçare, nuk përmbytet nga 2020″, Rakip Suli: Ndërtuam 406 km rrjet kanalizimesh fal mbështetjes së kryeministrit Rama  

Advertismentspot_img

Kamza nuk do të përmbytet më prej 5 vitesh. E gjitha ka ardhur fal vëmendjes së jashtëzakonshme të Kryetarit ë Bashkisë Kamëz, planit dhe projektit konkret për ti thënë ndal përmbytjeve sa herë binte shi. E kjo ka ndodhur menjëherë pas muajve të parë të marrjes së detyrës në vitin 2019 do të përgaditej gjithçka dhe të kërkhej financim nga qeveria për përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës së kanalizimeve dhe dhënë kështu zgjidhje një problem që banorët përballeshin cdo vit prej tre dekadash. Këtë vit teksa Shqipëria është nën ujë i vetmi qytet që nuk ndeshet me fenomenin përmbytje është Kamza. Kjo ka ndodhur fal invetimeve të zgjuara të kryera nga bashkia dhe kujdesin e drejtëpërdrejtë të kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ku në harkun e 5 viteve janë ndërtuar me qindra km rrjet kanalizimesh. Përmes postimit të një video në rrjetin social Facebook faqen zyrtare ku pasqyrohen vetem disa nga investimet me madhore të kryera kryebashkiaku Suli shkruan: -” Mirëmbrëma qytetarë të Kamzës, falë investimeve me mbështetjen  e Kryeministrit, Kamza e ka lënë pas vuajtjen 30-vjeçare dhe sot është një qytet i transformuar.
Nga një realitet me probleme të thella infrastrukturore, sot Kamza nuk ka asnjë përmbytje që nga viti 2020 dhe me 406 km rrjet kanalizimesh të ndërtuar, investime që kanë zgjidhur problematika të mbartura prej dekadash.
Videoja tregon qartë mes asaj që gjetëm dhe asaj që është Kamza sot, punë me përgjegjësi, zhvillim dhe më shumë siguri për qytetarët.

Kujtojmë që menjeherë Bashkia Kamëz nën drejtimin e Rakip Sulit nisi një superinvestimin që u kry nga bashkia falë mbështetjes së qeverisë Rama në kolektorë duke nisur nga 5009 në kufi me Zall-Herrin, deri në Lumin e Tiranës. Punimet janë kryer me cilësi dhe intensitet dhe vjeshta e radhës, nuk e gjeti  bashkinë të papërgaditur dhe banorët nuk e ndjenë më frikën e çdo viti teksa nisnin shirat. Pas 30 vitesh rrezik epidemie, fal mbështetjes së qeverisë Rama u realizua investimi i parë në muajt e parë të drejtimit nga z.Suli të 3.9 km kanalizime me standarte tërësisht bashkëkohore! Ky investim erdhi në shërbim të të gjithë komunitetit dhe banorëve nga 5009 në kufi me (Zall-Herrin) duke vijuar në Bathore 5-4-3-2-1, Zall-Mner, Frutikulturë e deri në Lumin e Tiranës”. Më kryerjen e këtij investimi u mbajt një premtim i qeverisë Rama e cila vazhdoi ta mbështesë Bashkinë Kamëz fal besimit të krijuar nga drejtimi ekselent dhe bindjes se çdo para e dhënë për investime shkonte aty ku duhet në shërbim të komunitetit sikurse z.Suli e thotë që janë realizuar plot 406 km rrjet kanalizimesh.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular