Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka kërkuar nga aleatët evropianë ta marrin më seriozisht sigurinë e Groenlandës, pasi përndryshe “SHBA-ja duhet të bëjë diçka për këtë”, raporton agjencia “AP”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripërsëritur interesimin për Groenlandën. Ai ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta blejë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë nuk është përjashtuar edhe një ndërhyrje ushtarake për ta marrë nën kontroll territorin.
Vance tha se zgjidhja përfundimtare do të mbetet te presidenti i SHBA-së, ndërsa diplomacia vazhdon. Ai ka thënë se Groenlanda është jetime për mbrojtjen e SHBA-së dhe botës kundër sulmeve raketore ruse e kineze.
Groenlanda është një territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe kështu është pjesë e aleancës ushtarake NATO.
Burime të “AP” kanë thënë se këshilltarët e Trumpit janë takuar në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarit e Danimarkës dhe Groenlandë.







