Këto janë pamjet që vijnë nga Tuneli i Murrizit, ku këtë pasdite reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokime të shumta dhe qindra mjete kanë mbetur të bllokuara.
Situata paraqitet problematike veçanërisht në segmentin nga dalja e tunelit deri te Ura e Vashës, në Njësinë Administrative Xibër, ku rruga është mbuluar nga bora. Trafiku vazhdon në të gjithë gjatësinë prej 3.8 kilometrash të Tunelit.
Sipas informacioneve nga terreni, mjetet borëpastruese po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të pranisë së automjeteve të bllokuara në rrugë.
Një ndër shkaqet kryesore të situatës janë automjetet e pajisura me goma verore, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë kushtet e vështira atmosferike, duke sjellë bllokimin e qarkullimit.







