Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth mesnatës në qytetin e Klosit.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shofer i mjetit ka qenë 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është shpallur i zhdukur.
Po ashtu, burime nga vendngjarje bëjnë me dije se dyshohet se në automjet mund të kenë qenë 2 deri në 3 persona, por kjo mbetet e pakonfirmuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në kërkime për gjetjen e personave të mundshëm








