HomePolitike"Kisha ftesë, por ja pse nuk shkova", Lubonja: PD parti-person! Berisha nuk...

“Kisha ftesë, por ja pse nuk shkova”, Lubonja: PD parti-person! Berisha nuk ka aftësi vetë-kritike, punon për figurën e tij si “Skënderbe”

Advertismentspot_img

Analisti Fatos Lubonja zbuloi sot në Kjo Javë se kishte një ftesë për te tryeza e Berishës me partitë e vogla opozitare dhe shoqërinë civile, por nuk mori pjesë.

Lubonja theksoi se nuk shkoi aty pasi vetë ftesa ishte nga Berisha

Sipas tij, opozita duhet të largohet nga kultura e vjetër e njëshit, por të ngrihet një komision me sa më shumë të rinj dhe të tregojnë një kulturë të re.

Lubonja: Kisha një ftesë. Nuk shkova. Dikush më thotë ti ke folur për bashkim, ja kjo është një tentativë për bashkim. Por unë jam akoma për bashkim por e konceptoj pak ndryshe. Në një kulturë tjetër. Jam kundër, po të shikosh të gjithë jo vetëm Berishën, edhe të vegjlit thonë hajde bashkohuni rreth meje, rreth Skënderbeut, rreth liderit. Jam kundër kësaj qasje. Vërtet duhet bashkim. Edhe Lapaj thotë hajdeni këtu.

Unë jam për një bashkim që eliminon personalizimin, Skënderbeun. Fut sa më shumë një lëvizje njerëzish të rinj që futen në këtë lojë. Është një kulturë e vjetër, aq më tepër kur bashkimin ta kërkon Sali Berisha. Berisha, Rama Fatos Nano apo dhe Meta, janë njerëz që thonë bashkohu rreth meje dhe vijnë në pushtet dhe bëjnë të kundërtën që kanë thënë.

Dua garanci kur jap mbështetje është si të hipi në anije dhe shkojmë në një drejtim bashkë. Jo kush do të iki majtas pastaj e hedh nga anija. Duhet që bashkimi të vijë rreth shumë figurave. E kam dhe një histori, në vitin 97, u formua një forum për demokraci ku ishin dhe shumë parti, shoqata që nuk kishte një figurë të madhe. nuk dua të më ftojë Sali Berisha. Dua të lind një komision që këta e krijojnë dhe të më ftojë ky komisioni, atëherë dhe mund të vij.

Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” tryezën e thirrur sot nga Sali Berisha me parti të vogla opozitare dhe me aktorë të shoqërisë civile.

Lubonja theksoi se PD është një parti-person, ndërsa Berisha nuk garanton ndryshimin e pushtetit.

Lubonja: Hall i madh i qëllimit. Kanë qenë të përçarë. Për mua qëllimi që mund të bashkojë një tryezë partish të ndryshme, është restaurimi i demokracisë. Nuk e hedh dot poshtë as i majti dhe as i djathti. Prandaj mund të shkoj aty. Më bashkon për demokracinë, për të ndryshuar rregullat e lojës. Nga një regjim autokratik në një regjim demokratik. Këtë tani shqiptarët nuk e kanë këtë ndjeshmëri.

Është një problem i kulturës shqiptare. Nëse kërkojmë demokracinë fillo nga partia, të ndryshojë partia. Nga parti lider në një parti ku ndryshojnë gjërat. Ku dëgjohen zërat, ku votohet. Nëse fillon nga shembulli. Ne nuk e kemi atë shembull. Demokracia që kërkoj unë është një rrugë e gjatë. Kërkon personalitete. Në këtë aspekt kjo tryezë duhet të jepte këtë jo lëvdata për Sali Berishën. Mund të jepte dhe zgjidhje. A arrihet kjo punë me Sali Berishën? Pse nuk e arrijmë dot? Po nuk shkova për të mos, e kam thënë dhe më herët, ju jeni që thoni hajdeni në anije po shkojmë drejt perëndimit dhe shkojnë drejt jugut, dhe ti rri këtu ose të hodhëm nga anija. Ka një problem. E gjithë kjo. E di pse? Problemi është fasada. Po shkove atje mesazhi ja u bashkuan të gjithë, i bën një promovim kësaj që ti do ta kundërshtosh këtë lloj bashkimi.

Kur ndërton një parti person. Kur vdes lideri, lideri për të qenë figurë e parë, pastron figurat që mund ti bëjnë hije. Heq kontributet e mundshme që ka partia për më shumë ide, energji. Ky është problemi. Që PD edhe pse Saliu ka bërë disa prapaktheu, ka ngelur një parti ku nuk ka një kritikë. Saliu më del mua dhe thotë është ’97 kundër revolucioni i majtë i kuq. Që nuk ka asnjë përgjegjësi që la piramidat të zhvillohen. Që nuk ka këtë aftësi vetëkritike. Punon për figurën e tij si Skënderbe që mund të bashkojë njerëz të ndihen të barabartë. Nuk bindet dot më.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular