Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se është i vendosur ta zgjidhë çështjen e Groenlandës, duke theksuar se kjo do të ndodhë “me mënyrën e lehtë ose me mënyrën e vështirë”.
“Do të doja të bënim një marrëveshje, e dini, me mënyrën e lehtë. Por nëse nuk e bëjmë me mënyrën e lehtë, do ta bëjmë me mënyrën e vështirë”, u shpreh Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës.
Presidenti amerikan argumenton se kontrolli i ishullit, i pasur me burime minerare, është thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak të Rusisë dhe Kinës në Arktik.
“Nëse nuk e marrim Groenlandën, do të keni Rusinë ose Kinën si fqinjë. Kjo nuk do të ndodhë”, paralajmëroi Trump, duke folur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Groenlandës deklaroi më herët të premten (10 janar) se qeveria Groenlandeze duhet të “marrë iniciativën” në bisedimet e planifikuara me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë me marrjen nën kontroll të territorit autonom danez.
“Sa i përket Groenlandës, Groenlanda duhet të jetë ajo që merr iniciativën dhe të dialogojë me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Vivian Motzfeldt, sipas transmetuesit publik danez DR.







