HomeSocialeVirozat tek fëmijët, apeli i mjekëve: Mos përdorni antibiotikë pa recetë. Ja...

Virozat tek fëmijët, apeli i mjekëve: Mos përdorni antibiotikë pa recetë. Ja çfarë duhet të bëni…

Advertismentspot_img

Stina e dimrit shton edhe edhe virozat tek fëmijët, ndërsa mjekët këshillojnë prindërit sesi duhet të veprojnë kur shfaqen simptomat dhe kur është e nevojshme të paraqiten në urgjencën spitalore.

Mjeku pediatër dr.Albert Lama teksa ndan disa këshilla praktike për prindërit se si duhet të veprojnë në këto raste.

“Aktualisht në sezonin e dimrit problemet më të shpeshta janë ato të infeksioneve virale që prekin kryesisht traktin respirator ku manifestimet janë kollë dhe temperaturat dhe më pas mund të kenë edhe marrje fryme ose situata më të rënda që shtrohen në spital. Kur fëmijët kanë temperaturë me ethe që shkon mbi 39 gradë, atëherë këto raste kërkojnë asistencë spitalore të përkohshme në urgjencë ose në varësi të gjendjes”, tha Lama.

Sipas tij, fëmija që paraqet një rëndesë shëndetësore normal që duhet të paraqitet në urgjencë të marrë një asistencë në kohën e duhur dhe sa më shpejt.

Mjeku Lama këshillon prindërit të konsultohen me mjekun dhe jo t’i japin antibiotikë fëmijëve pa recetën e tij.

“Mjekim pa konsultën e mjekut nuk duhet të niset, të vetmen gjë në shtëpi pa konsultë mjeku prindërit mund të japin një paracetamol ose ibubrofen sa i përket temperaturës mbi 38 gradë dhe më pas të paraqitet tek mjeku. Po të konceptojë fillimin e trajtimit pa recetën e mjekut kjo nuk është që hyn në anën profesionale”, tha Lama.

Mjekët rekomandojnë se mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është ruajtja e një higjiene të mirë personale dhe shmangia e vendeve shumë të populluara. Për fëmijët me imunitet të dobët, ose që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër, vaksina kundër gripit është e domosdoshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular