Dasmë VIP-ash në verë. Megi Pojani dhe Endri Çekiçi duket se kanë vendosur që të celebrojnë dashurinë e tyre, pas disa vitesh që janë në një lidhje të konsoliduar tanimë.
Moderatorja e cila njihet për natyrën e saj shumë diskrete sa i përket jetës private, është zbuluar pikërisht nga Sinan Hoxha.
Teksa ndodhej në studio dhe bisedonte me moderatoren Megi Pojani, Sinani zbuloi se gjatë një bisede në tavolinë, Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal.
Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari bëri publik lajmin që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio: “Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet”.
Deklarata e Sinanit u prit me entuziazëm dhe habi nga të pranishmit, ndërsa kamera u fokusua menjëherë te Megi Pojani, e cila, pa hezitim, e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse: “Po, e bëra”.
Kujtojmë se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, fotot dhe videot në vendet e njëjta e kanë vërtetuar romancën e tyre.
Çifti, shpesh ka pasur ulje dhe ngritjet e veta, duke bërë që këtë histori shpesh edhe ta ndërpresin. Mes dinamikave të ndryshme që të dy kanë pasur në karrierën e tyre si dhe xhelozisë, çifti duket se ia ka dalë që të vijojë të mbajë gjallë ndjenjën.
Ndonëse shumë shpesh kemi sjellë prova se kjo dyshe është së bashku, ata asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që të flasin për këtë histori dashurie. Megjithatë, moderatorja ka folur për statusin e saj, duke pranuar se është e dashuruar.
Pas disa vitesh me ulje dhe ngritje, mesa duket tashmë çifti e ka gjetur gjuhën e përbashkët sa për të pranuar ndjenjat e tyre. Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi. Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj.
“Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, – u shpreh moderatorja. “Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shesë unë të dashurin tim.
Dmth., ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them?! Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vete”, – u shpreh moderatorja.
Kujtojmë se kohë më parë, e ftuar në studio televizive, Megi shprehej se ishte single dhe nuk kishte asnjë lidhje, ndonëse historia me futbollistin vijonte.
Por pas gati 1 vit nga këto deklarata, çifti mesa duket u kanë dhënë fund njëherë e mirë problemeve që kishin, duke shijuar këtë histori dashurie të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.













