Paulin Paplekaj është një demokrat kritik që gjithnjë ka kërkuar reformimin e PD dhe kthimin e saj tek vlerat dhe kontribuesit dhe jo sërvilët dhe përfituesit. Ai prej vitesh ka ka qenë kritik sikurse në harkun e 12 orëve të fundit ka vënë dy statuse ironizuese me aksionet e opozitës dhe sjelljen e saj. Përmes postimit të parë në FB ai ai ironizon himnizimin e Ahmetajt sikrse në të dytin përmes argumenteve të tij pohon se data 24 janar protësts së opozitës është caktuar nga Rama
Statusi i dytë
Në godinën e Partisë Demokratike, ka ma së paku 3 (tri) salla që mbajnë emnat e të ndjerëve Azem Hajdari, Pjetër Arbnori e Gramoz Pashkos.
Mora vesh, që me daljen e një “heroit të ri” për partinë tonë demokrato-bolshevike, prej se skanë salla të tjera me pagzue me emnin e tij, Salla “Pjetër Arbnori”, tash e mbrapa, do quhet Salla “ Arben Ahmetaj – Tigri i Gjinokastrisë” !
Statusi i parë
Opozita paska lanë protestën e rrallës me datën 24 janar…
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese, shprehet për kerkesën e Kryeministrit për çështjen “Balluku” me 22 janar…
Vetë Kryeministrin e kanë thirrë amerikanët me datën 20 janar…
Nëse opozita do protestone me 19 ose me 20 janar,a do e vinte ma shumë në vështirësi Kryeministrin e Gjykatën Kushtetuese për me u tërheq nga mbrojtja që po i bajnë Belenda Ballukut?!!
Une them po.
Por kjo protestë (me shumë gjasë) âsht lanë kur ua ka caktue Rama në marrëveshje me opozitën, në menyrë që me i lanë pak frymëmarrje








