Vedat Muriqi nuk di të ndalet, ndërsa po kalon një edicion të shkëlqyer në La Liga. Sot realizoi golin e radhës në favor të Majorkës, duke barazuar 1 me 1 sfidën ndaj Rajo Vajekanos, që kishte shënuar që në minutën e katërt.
Ishte minuta e 30-të e ndeshjes, kur Muriqi dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi i Kosovës numëron 11 gola në kampionat; më tepër ka shënuar vetëm Kilian Mbape te Reali, me 18 gola.
Megjithatë, vendasit shënuan sërish në minutën e 42-të.
Nga minuta e parë për Majorkën luajti edhe Marash Kumbulla, i cili përfitoi nga mungesat për t’u kthyer titullar pas një kohe të gjatë.
Në anën tjetër, Ivan Balliu u aktivizua për Vajekanon në minutën e 38-të. Mbrojtësi i Kombëtares mori vendin e Ratiut.








