HomeSocialeMinistri Salla nga Darëzezë, Fier: Hidrovoret në funksion të plotë, strukturat vijojnë...

Ministri Salla nga Darëzezë, Fier: Hidrovoret në funksion të plotë, strukturat vijojnë monitorimin 24 orë

Advertismentspot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet në hidrovorin e Darëzezës, në qarkun e Fierit, ku po ndjek nga afër situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit dhe funksionimin e infrastrukturës së kullimit.

Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se situata është monitoruar në mënyrë të pandërprerë nga Drejtoria e Ujitje-Kullimit. “Jemi në hidrovorin e Darëzezës, ku bashkë me ekipin që e ka monitoruar situatën gjatë gjithë këtyre ditëve, kemi qenë 24 orë nën monitorim të plotë. Hidrovoret Hoxharë 1 dhe Hoxharë 3 kanë qenë në kapacitet të plotë dhe në funksion të plotë,” u shpreh ministri.

Ai nënvizoi se angazhimi nuk është i kufizuar vetëm në këtë zonë, por shtrihet në të gjithë territorin e vendit. “Në të gjithë Shqipërinë kemi në punë të gjithë hidrovoret, për të përballuar situatën e reshjeve intensive të ditëve të fundit,” tha Salla.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vlerësoi punën e strukturave teknike dhe ekipeve në terren, duke i falënderuar për gatishmërinë dhe angazhimin maksimal gjatë këtyre ditëve të vështira. Njëkohësisht, ai theksoi nevojën për vigjilencë të vazhdueshme, pasi monitorimi i situatës do të vijojë edhe në ditët në vijim, për të garantuar funksionimin e infrastrukturës së kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular