HomeRajoniTensione në LDK pas humbjes, Veliu: Të dorëhiqen, Abdixhiku: Mercenarët deri në...

Tensione në LDK pas humbjes, Veliu: Të dorëhiqen, Abdixhiku: Mercenarët deri në aeroportin e Vlorës po ulërasin

Advertismentspot_img

Humbja e zgjedhjeve të dhjetorit po shkakton tensione dhe krizë mes LDK-së. Ish-nënkryetari i kësaj force, Agim Veliu, thotë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit ishte humbje që “nuk mund të relativizohet, as të kalohet në heshtje”. Në reagim, ai kërkon dorëheqje nga drejtuesit, duke e cilësuar se ky veprim është akt pjekurie politike dhe jo dobësie.

“Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet. Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike. Si kontribues i LDK-së, ndiej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje. Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike”, shprehet ai në rrjete sociale.

Më tej, ai kritikon edhe justifikimet.

“Sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për: • analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes, • hapje të brendshme dhe demokraci funksionale, • dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit”, shkroi ai.

Por nga ana tjetër, kryetari i LDK-së akuzon se po sulmohet forca politike që ai drejton, duke i cilësuar si mercenarë që ulërasin.

“Mercenarët u lajmëruan vetë. Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbrapa veshit. Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vetë. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrin edhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre. Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim. Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbroj.

Po, do ta mbroj LDK-në dhe secilin anëtar tonin nga sulmet e paguara nga jashtë. Edhe po të jem i vetëm. Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin për LDK-në. Duket se nuk u mjafton partia e tyre. Duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit. Nuk ka gjasë. Anëtarësia e LDK-së ka tjetër vizion.

Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Sepse zhurma paguhet, por e vërteta jo. Dhe pikërisht për këtë, e vërteta fiton gjithmonë”, shprehet Abdixhiku.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular